Regjim i veçantë i komunikacionit për festimin e Ilindenit në Krushevë, Shkup dhe Pelince

Për zhvillim të papenguar dhe të sigurtë të ngjarjeve të caktuara për festimin e festës së Ilindenit në “Meçkin Kamen” në Krushevë, në “Pelincë” të Kumanovës dhe në qendër të Shkupit, MPB-ja paralajmëroi regjim të veçantë të komunikacionit.

Regjimi i trafikut në qendër të Shkupit do të fillojë më 2 gusht (e martë) në orën 9:30, prej kur të mbyllura për komunikacion do të jenë disa pjesë të rrugëve “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çupovski” – në lëvizje nga udhëkryqi me bulevardin “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rr. “Vasil Glavinov”, pastaj rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” – nga udhëkryqi para hotelit “Holidej In” deri te Spitali i Qytetit, si dhe rr. “Dame Gruev” – në lëvizje nga udhëkryqi me rr. “Maqedonia” deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Në pajtim me masat e SPB Manastir, në Krushevë regjim i veçantë i komunikacionit është paraparë për më 1 dhe 2 gusht. Nesër në periudhën nga ora 18:00 deri në mesnatë do të jetë i mbyllur komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve nëpër rrugën kryesore në qytet – nga hyrja e Krushevës, deri te udhëkryqi “Tatas”, ndërsa automjetet mund të lëvizin në qark përmes hotelit “Montana Pallas” deri te Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit dhe vendit “Gumenje”.

Më 2 gusht do të ndalohet komunikacioni nëpër rrugën kryesore në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:0, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të ndalohet komunikacioni nga vendi i quajtur “Benzinska pumpa” deri te vendi “Meçkin Kamen”.

Ndalesa për komunikacion për traktorë dhe makina bujqësore do të vlejë për 1 dhe 2 gusht nga ora 00:00 deri në orën 24 në rrugën rajonale Prilep-Krushevë dhe Demir Hisar – Krushevë, ndërsa më 2 gusht do të ndalohet komunikacioni për automjete transportuese motorike. Gjithashtu, më 1 dhe 2 gusht do të ndalohet parkimi i automjeteve motorike të udhëtarëve nëpër rrugën kryesore në qytet.

Në “Pelince”, fillimi i manifestimit është caktuar në orën 11:00 më 2 gusht. MPB-ja apelon deri te qytetarët të cilët planifikojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje në Qendrën përkujtimore në “Pelince” të arrijnë deri në orën 10:00, sepse për shkak të pranisë së VIP-mysafirëve do të zbatohet regjim i veçantë në komunikacion me ndalimin e të gjitha automjeteve në rrugën magjistrale në drejtim nga Kriva Pallanka drejt Kumanovës dhe lëshimin e automjeteve zyrtare me përparësi kalimi.

MPB apelon deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, si dhe rregullativën e komunikacionit për regjimin e ndryshuar në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button