LSDM: A është Todorov i përfshirë në skandalin gjigant të klinikes së syve?

Partia opozitare maqedonase, LSDM kërkon nga Nikolla Todorov që të sqarojë se a ka ndodhur një skandal i madh në Klinikën e syve, dhe si është ai i përfshirë në të.

“A janë krijuar komplikimet e pacientëve të cilët u operuan nga sytë për arsye të përdorimit të aparaturave të papërshtatshme gjatë operimit? Kush i ka sjellë këto aparatura? Sa pacient janë në rrezik nga komplikimet dhe a do të ndikojnë ato në shikimin e pacientit? Sipas informatës së fundit numri i pacientëve me komplikime është rritur në mbi 25 persona! Todorov nuk mund të heshtë kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve. Për të gjitha pasojat në shëndetin e qytetarëve do të përgjigjet Nikolla Todorov dhe bashkëpunëtorët e tij”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button