Aktorja do të lërë biznesin që ngriti para 8 vjetësh për një arsye që nuk do e besoni dot

Gwyneth Paltrow duket se dëshiron të “divorcohet me konsensus” nga Goop.  Aktorja ndien që marka po e mban të mbërthyer pas vetes, siç dhe ajo ka thënë në Sage Summit në Chicago, sipas mediave, shkruan RevistaClass.

“Ëndrra ime është që një ditë mos të mbahet më mend që unë kam pasur të bëjë me të. Si mund ta ndaj veten nga marka? Mendoj që kështu ajo do bëhet marka e vetes”, ka thënë ajo në samit.

Paltrow e ka themeluar Goop në 2008-n, fillmisht si një newsletter me këshilla për t’u ndier mirë. Që atëherë ai është bërë një blog  i lulëzuar lifestyle, ku ajo edhe lajmëroi ndarjen nga Chris Martin, me një dyqan online, një vitrinë në  New York, linjë kujdesi për lëkurën dhe një linjë potenciale veshjesh.

Megjithë mendimin e aktores për t’u ndarë nga marka, ajo nuk do e lërë atë. Përfaqësues të Goop kanë siguruar për Us Weekly që  Paltrow do të ngelet e përfshirë, por dëshiron që marka të njihet dhe të ketë identitetin e vet. “Që të ngrejë dhe ndërtojë një markë të vërtetë stili jete, ajo ka nevojë të vazhdojë të rritet dhe të formohet mbi suksesin e saj që të zhvillohet dhe identifikohet vetë”, kanë thënë ata për revistën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button