Skualifikimi i Ilirit në “The Voice”, Aurela Gaçe u përgjigjet fansave

Anëtarja e jurisë në “The Voice” Aurela Gaçe me anë të një komenti në faqen e saj zyrtare në Facebook, shpjegon se kohët e fundit ndihet keq ngaqë është e detyruar të zgjedhë e të përjashtojë nga gara artistë të rinj që kanë talent të vërtetë.

Duket se komenti i Aurelës, është ndikuar nga reagimet e shumë fansave të Ilirit të cilin Aurela e përjashtoi nga gara duke mbajtur Albanin.

“Kur me ofruan te jem anetare e jurise se The Voice of Albania 3, e mendova si nje mundesi te bukur per te dhene mbas ate cfare kam mesuar vete….eksperienca ben te veten, dhe une nuk kam ditur ne fillim asgje nga cfare di sot, shume gjera me pare i kam bere instiktivisht, e deri sa shkova ne New York, ku mora mesime private per 3vjet me nje nga profesoret me ne ze, deri atehere une nuk dija shume per tekniken e zerit…..por fale Zotit, kisha intuite,jo shume dijeni. Dhe keshtu vendosa te jem ne The Voice…..por mbreme, me doli nje fjali “ne me pafshi me ne kete karrige”…. pse? E thashe per nje arsye qe nuk e kisha menduar perpara se ta provoja . Ti i jep dikujt keshilla se si te perdore zerin, si ta zbertheje kengen, si te paraqitet sa me mire ne skene, dhe……vjen nje moment i keq kur ti duhet te zgjedhesh me tij e dikujt tjeter…..nga ana njerezore e humane une jam duke e perjetuar kete me shume nga c’mund ta imagjinoja…..do ta kisha pak me lehte nese me votat e publikut do te largohej dikush nga gara. Kurse tani barra me bie e gjitha mua, e kjo nuk me pelqen e nuk me le te shijoj ate qe po bej.

E di qe jo vetem do te kontestohem, por edhe nese dikush ka qene fans, edhe mund te me kthehet ne te kundert….e une kam punuar 20vjet ne skene e kam derdhur djerse ti fitoj fansat e sigurisht nuk me vjen hic mire ti humbas …..secilin nga 5 kengetaret e grupit e kisha mbreme ne nivel, kaq te ndryshem nga njeri-tjetri, e kedo qe te hiqja, une prape do te zhgenjeja njerez, familjet e konkurrenteve, fansat e kengetareve te rinj…..e kjo s’me pelqen , e prandaj mbreme me doli ajo fjali …..Mbreme une hoqa nga gara Ilirin e mbajta Albanin….shijet tuaja jane te ndryshme, e deri ne fund ju do te kontestoni vendimin tim, e disa do te gezoheni shume…..Iliri ka eksperience shume me te madhe ne skene, ka vite qe kendon e eksperienca e tij nuk eshte e njejte me Albanin…..duke qene se Iliri e ka te shtruar rrugen e tij , une me mendjen time doja ti jepja nje shans nje djali pa shume eksperience por qe ka kaq shume deshire te jete ne skene….. ndoshta Iliri ka nje ze shume me te forte, arrin nota shume te larta, e Albani ka nje stil tjeter ,ndoshta jo zeri i fuqishem,por qe e perdor ndryshe e kendon me fallceta qe jo te gjithe e bejne…..pra troc e pa u zgjatur,doja ti jepja nje shans dickaje ndryshe …..e vetem jeta do ta tregoje nese te gjithe kengetaret do te punojne e do te arrijne te depertojne tek ju…..kjo u ngelet vetem atyre ta bejne. Une e kam care rrugen time me shume shume shume pune…..e mos harroni, sa here une vete kam qene ne gare, e nuk kam fituar, te gjithe me thoshin “ohhh sa keq, ti e meritoje, ti duhet ta fitoje” e kur une fitoja, ohhhh cfare nuk degjoja, deri edhe tek fjalia e tmerrshme ” e ka blere Aurela cmimin me leke” …..eh, cfare do te besh, sado miq te kesh, dashurine e publikut nuk e merr dot aq kollaj…..keshtu qe ne fund te fundit, ky konkurs do te mbaroje e te gjithe kengetaret do te jene ne tregun muzikor e do te mbijetojne ne treg vetem nese do te marrin dashurine tuaj”, shkruan Gaçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button