Qytetarët e Shkupit dënuan tentativën për grusht shteti në Turqi (FOTO)

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, qytetarët dolën për të reaguar kundër tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi nga Organizata Terroriste FETÖ dhe për të shprehur mbështetjen për presidentin Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tubimin që u organizua në Shkup nga Shoqata e Organizatave Joqeveritare në Maqedoni (MATÜSITEB) me moton “Mbështetje vullnetit kombëtar dhe jo grushtit të shtetit”, morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, Koordinatori i TIKA-s në Shkup Teoman Tiryaki, Zv/Drejtori i Institutit Junus Emre në Shkup Mehmet Samsakçı, ministra nga qeveria e Maqedonisë, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në Maqedoni, si dhe shumë qytetarë.

Qytetarë të të gjitha moshave dhe përkatësive etnike të cilët në dorë mbanin flamuj dhe pankarta, përjetuan çaste entuziazmi duke interpretuar himne.

Kryetari i Shoqatës MATÜSITEB, Tahsin Ibrahim, në adresimin e tij para të pranishmëve tha se e dënojnë ashpër tentativën e FETÖ-s për grusht shteti dhe se është e nevojshme që tradhtarët e shtetit dhe popullit sa më parë të japin llogari para drejtësisë.

Duke theksuar se tradhtarët që ndërmorrën tentativën për grusht shteti janë të pranishëm edhe në Maqedoni, Ibrahim u shpreh se “Si turq të këtij vendi, është e ndaluar për ne t’i strehojmë këta persona në vendin e çliruesve të Ballkanit. E kemi borxh t’i largojmë këta nga Rumelia, që ishte vendi më i dashur për osmanët”.

Ndërkaq, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Şölendil u shpreh se qëndrimi i treguar kundër këtij sulmi tradhtar përbën pikë kthese historike në historinë politike të Turqisë.

“Do të vazhdojë lufta dhe përpjekjet tona të nevojshme kundër çdo aktiviteti dhe akti që cenon paqen e vendit tonë, pajtimin, mirëqenien, unitetin dhe integritetin”, tha ai.

Ministrat në qeverinë e Maqedonisë, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Kryetari i Qendrës Kulturore Boshnjake në Maqedoni, Xhemil Betkoviç dhe ligjëruesi në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) Metin Izeti, e dënuan tentativën për grusht shteti në Turqi nga Organizata Terroriste FETÖ dhe e shprehën mbështetjen për presidentin Erdoğan, shtetin, qeverinë dhe popullin turk.

Po ashtu, kryetari i TIKA-s Dr. Serdar Çam përmes një lidhjeje telefonike direkte i falënderoi qytetarët e shumtë të mbledhur në Shkup për mbështetjen, duke potencuar më tej se pjesëtarët e FETÖ-s nuk paraqesin rrezik vetëm për Turqinë, por për të gjitha shtetet tjera.

Në ditët që lamë pas, MATÜSITEB organizoi tubime të tilla solidarizimi edhe në qytetin e Gostivarit dhe Kërçovës.

Shkup, protesta në mbështetje të Erdoganit dhe Turqisë
Shkup, protesta në mbështetje të Erdoganit dhe Turqisë
Shkup, protesta në mbështetje të Erdoganit dhe Turqisë
Shkup, protesta në mbështetje të Erdoganit dhe Turqisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button