Shkup, treni godet veturën, një person ndërron jetë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident mes trenit dhe veturës “Pasat” në fshatin Dvorcë të Komunës së Sarajit – rrethit të Shkupit, ku si pasojë vozitësi i veturës nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në vendngjarje.

“Një tren i cili ka qenë duke udhëtuar në linjën Kërçovë – Shkup, mbrëmë rreth orës 21 në fshatin Dvorcë të Komunës së Sarajit, e ka goditur një veturë të tipit “Pasat” me targa të Shkupit, gjatë së cilës në vendngjarje ka ndërruar jetë vozitësi O.B.”, tha për Portalb, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Natalia Spirova.

Spirova tha se policia ka dalë në vendngjarje për ekspertizë dhe po punohet për pastrimin e rastit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button