Kuvend, votohen ligjet që çojnë Maqedoninë drejtë zgjedhjeve

Kuvendi i R. së Maqedonisë mbrëmë në seancën e 113-të, me procedurë të shkurtë votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, Ligjin për shërbime audio dhe audio- vizuale, Ligjin për procedurë penale dhe Kodin zgjedhor si dhe Ligjin për Qeveri.

Përfaqësuesit e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës arritën të merren vesh për ndryshimet dhe plotësimet ligjore në drejtim të përgatitjet së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dalje nga kriza politike.

Propozues në Kuvend ishin koordinatorët e grupeve të punës nga VMRO DPMNE dhe LSDM, Ilija Dimovski dhe Goran Sugareski si dhe deputetët Artan Grubi nga BDI dhe Bekim Fazliu nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button