VMRO – DPMNE nuk zbulon se sa para ka kushtuar selia e re në Manastir

Dega e partisë maqedonase në pushtet VMRO – DPMNE në Manastir, nuk zbulon se sa para ka paguar partia për selinë e re partiake të vendosur në qendrën e qytetit, njofton Portalb.

Zëdhënësja e degës, Valentina Markovska, në konferencën e sotme të parë për shtyp thotë se nuk ka të dhëna, as me sa hapësirë disponojnë, por as sa para ka kushtuar selia. Megjithatë, thotë se atë do ta bëjnë më vonë dhe informatën do ta dërgojnë deri te mediat nëpërmjet postës elektronike.

“Duke e pasur parasysh numrin e anëtarëve të partisë, kemi pasur nevojë për një hapësirë më të madhe që më mirë të funksionojnë”, tha Markovska.

Në konferencën e parë për shtyp, në komitetin e ri komunal, kanë folur drejtorët e ndërmarrjeve publike “Tregu” dhe “Ujësjellësi” dhe të zonës industriale “Zhabeni”. Por, pasi që i kanë prezantuar punët, kanë ikur nga konferenca, ndërkaq në fund ngeli vetëm drejtori i zonës industrial “Zhabeni”, Sashe Iliovski.

Në pyetjen e gazetarëve, se si funksionon Komuna pas paraburgimit të kryetarit, Vlladimir Taleski, ai tha se koordinohen me Komunën dhe funksionojnë ashtu siç duhet. Iliovski nuk deshi të zbulojë se tani kush është shef i Komunës dhe prej kujt marrin instruksione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button