Serbia do kthejë në Kosovë 11 mijë refugjatë nga Mali i Zi

Refugjatët serbë të Malit të Zi kanë bërë kërkesë të kthehen në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë.

Serbët janë në kërkim të familjeve serbe që do të duhej të ktheheshin për të jetuar në këtë vendbanim, për të cilin Serbia investon mbi 5 milionë euro.

Në këtë vendbanim me 300 shtëpi, do të vendosen 1500 serbë, kryesisht refugjatë që jetojnë në Serbi, por njëkohësisht edhe serbët e ikur nga Kosova të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi.

Refugjatët serbë në Mal të Zi kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij projekti, të cilin shqiptarët e kanë cilësuar “kolonizues”.

Në Mal të Zi aktualisht jetojnë rreth 11 mijë refugjatë nga Kosova, transmeton “Zëri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button