SHBA: Arrestimet e gazetarëve në Turqi janë shqetësuese

Arrestimet e gazetarëve në Turqi janë shqetësuese njoftoi sot Departamenti i Shtetit në SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kuptojnë nevojën e Turqisë që personat përgjegjës për tentim puçin ushtarak t’i dërgojë para drejtësisë, por arrestimi i shumë gazetarëve është pjesë e trendit shqetësues i cili dekurajon diskursin publik, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

“Ne do ta shikonim këtë si tren shqetësues në Turqi, ku organet e pushtetit, policia dhe drejtësia përdoren për dekurajimin e diskursit politik legjitim”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirbi, transmeton Reuters.

Autoritetet turke kanë dhënë sot urdhër për arrestimin e 47 ish-gazetarëve të gazetës ditore “Zeman”, në kuadër të spastrimit, i cili është ndërmarrë në shtet pas grusht-shtetit të dështuar ushtarak të 15 korrikut.

Gazeta “Zeman” ishte e lidhur me klerikun mysliman Fetulah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon se është organizator i puçit.

Autoritetet kanë marrë kontrollin mbi këtë gazetë në muajin mars, në kuadër të aksionit kundër mbështetësve të Gulen, pas të cilit redaksia e re ka nisur të mbajë qëndrim të fortë pro-qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button