Gazetarët dhe ndjenja për momentin politik

[Recension: Gjykata Kushtetuese mori leje të vendosë për Katica Janeva]

Ka një moment në tekstin që e recensojmë që tregon se ai është joparimor kur bëhet fjalë për mbrojtjen e argumentuar të tezës së tij kryesore, e ajo është – të kontestohet baza ligjore e vendimit nga marrëveshja e fundit politike që duhet ta lirojë procesin që ka ngecur të inicuar me Marrëveshjen e Përzhinës të vitit kaluar. Ja ku është ky moment, për ne joparimor:

“Në fakt, nuk është njësoj se a bëhet fjalë për ligj me të cilin rregullohet ndonjë problem urbanistik apo për ligj në bazë të të cilit mund të ndërmerret ndjekje penale me masë të paraburgimit që caktohet gjatë hetimit dhe me mundësi për dënim me burg për vepra të rënda penale”.

Kur bëhet fjalë për funksionimin e shtetit juridik, nuk ka dhe nuk duhet të ketë dallim për veprat që kanë të bëjnë me problemet urbanistike dhe për veprat që janë bërë duke e keqpërdorur fuqinë dhe pozitën politike, të cilat në pjesën e cituar janë përshkruar si ndjekje penale me mundësi për dënim me burg për vepra të rënda penale.

Këtë moment nga përmbajtje mediatike që e kemi parash nesh e veçojmë për shkak se ky qëndrim tregon se ka edhe qëndrim joparimor profesional gazetaresk sa i përket gjenezës dhe formave të krizës politike në vend, e cila në masë të madhe e dëmtoi pikërisht sundimin e të drejtës dhe shtetin juridik. Mu për këtë, zgjidhja për një krizë të këtillë të thellë, institucionale politike, duhet të bëhet vetëm me vullnet politik për kompromis dhe me zgjidhje politike që duhet ta restaurojnë sundimin e të drejtës dhe shtetin juridik.

Kjo është diçka që duhet ta kuptojë çdo profesionist i medieve. Nëse është në funksion më të lartë, edhe më tepër.

0724206 Dnevnik SJOLinku deri te artikulli origjinal: Gjykata Kushtetuese mori leje të vendosë për Katica Janeva

Data dhe koha e publikimit: 21.07.2016, 18:23

Data e recensionit: 24.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

PA NDJENJË PËR MATURI

Në rastin e tekstit që e kemi para nesh ballafaqohemi me një situatë të kundërt. Në fakt, ky produkt gazetaresk nuk mund ta fshehë anshmërinë politike dhe mosbalancimin dhe mungesën e maturisë në një moment kritik.

Këtu dikush mundet menjëherë ta përmend çështjen e lirisë dhe zgjedhjes së qëndrimeve të gazetarëve për çështje të caktuara të ndërlikuara politike. Kjo nuk është kontestuese, mirëpo në rastet e tilla bëhet fjalë për tekste që bëjnë pjesë në kategorinë e kolumnave ose të mendimeve dhe si të tilla, sipas standardeve profesionale, edhe duhet të shënohen.

Preambula e Kodit të gazetarëve e garanton të drejtën e gazetarëve që t’i shprehin mendimet e tyre dhe të komentojnë:

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. 

Mirëpo, gjysma e dytë e këtij qëndrimi të preambulës së “kushtetutës së gazetarëve”, kërkon prej tyre t’i respektojnë vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informatave dhe të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

Kjo veçanërisht vlen për temën që e trajton ky tekst, si shqyrtim i një krize serioze politike dhe shoqërore. Ngjarjet e tilla nuk janë gjithëpërfshirëse në qoftë se “zgjidhen” në mënyrë “gazetareske” duke shprehur mendime dhe komente, për shkak se bëhet fjalë për procese të ndërlikuara politike që duhet të sqarohen nga këndi i palëve profesionale, të prekura nga problemi dhe ai i ekspertëve, të cilët në mënyrë racionale dhe me ndjeshmëri do të sqarojnë se a është vënë në pikëpyetje perspektiva juridike e zgjidhjes së krizës politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button