Turqia kërkon që Kosova të arrestojë gazetarin Berat Buzhala (FOTO)

Më 20 korrik, Ambasada turke në Kosovë i ka dërguar letër Ministrisë së Jashtme duke i bërë presion që të marrë vendime për komentet e gazetarëve. Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters. “I ftoj qytetarët e Kosovës që po pushojnë në Turqi gjatë pushimit t’i bashkohen ushtrisë”.

“Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut”, ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij.

Turqia është njëra ndër përkrahëset e para të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008. Kompanitë turke kanë shtrirë bizneset e tyre edhe në aeroportin kryesor të vendit por edhe në energjetikë.

letra buzhala

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button