Puçistët do të gjykohen në një gjykatë të re në qarkun Sinxhan në Ankara

Personat ushtarak, të akuzuar për pjesëmarrje në tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi, do të gjykohen në gjykatën e re në qarkun Sinxhan të Ankarasë, që deri në vitin 1997 ka qenë arenë e fuqisë së ushtrisë turke, para realizimit të “grusht shtetit postmodern”, transmetuan mediat britanike.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi se gjykata e re do të ndërtohet në Sinxhan, vendi ku më 4 shkurt të vitit 1997 armata turke nxorri dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara gjatë protestave të islamistëve, në të cilat morën pjesë edhe ambasadori i atëhershëm iranian në Ankara.

Disa muaj më vonë kryeministri islamist Nexhmetin Erbakan u largua nga pushteti nën presion të ushtrisë.

Paraprakisht Bozdag deklaroi se në Turqi për momentin nuk ka gjykata të mjaftueshme, në të cilat do të mund të gjykohen një numër aq i madh i të dyshuarve.

Gjykata e re, e cila do të jetë më e madhja në Turqi, do të ketë kapacitet për 900 persona, si dhe burg të vetin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button