Qëllon në vendet e ngjarjes, xhiron masakrat në Nicë dhe Munih!

Mundësia që njeriu i njëjtë të qëllojë më 15 korrik në Nicë, kur sulmuesi me kamion vrau 84 persona dhe shtatë ditë më vinë në Munih, ku Ali Sonboli me prejardhje nga Irani vrau nëntë persona, duke xhiruar njëkohësisht që të dy këto gjakderdhje, është tejet e vogël, por kjo megjithatë ndodhi.

Njeriu i cili brenda vetëm një javë ishte në vendet e ngjarjeve të masakrave, të cilat dridhen Evropën, është Rihard Gutjahr, xhirues dhe gazetar gjerman.
Ai jeton dhe punon në Munih, prandaj nuk është një gjë jologjike që ai të qëllon në vendet ku ndodhën tragjeditë në Nicë dhe Munih. Xhirimi që bëri Gutjahr në Nicë, në të cilin kamioni shihet duke shkelur njerëzit në shëtitore, është një prej xhirimeve më të shikuara në botë. Gutjahr ka deklaruar se rastësisht ka qëlluar në vendin e tragjedisë, e që për një profesionist si ai është një fat i pabesueshëm. Ai ishte edhe në Munih, kur Sonboli 18 vjeçar ndërmori sulmin. Në profilin e tij në Tuiter, Gudjahr publikoi xhirimet e panikut, rrëmujës dhe të policëve në aksion. Ai në llogarinë e tij publikoi xhirimin, në të dorasi mund të shihej duke qëlluar kalimtarët para restorantit Mek Donallds dhe autori i xhirimit nuk dihet, por shumë njerëz besojnë se ai është bërë nga Gutjahr. Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë spekulimet se ai qysh më herët ka pasur njohuri për ngjarjet që do të pasonin në Nicë dhe Munih.

Gutjahr nuk ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve, por ka fshirë pa dhënë shpjegim xhirimin nga llogaria e tij. Mbështetësit e teorive të konspiracionit kanë kërkuar të dhëna për jetën private të gazetarit dhe kanë konstatuar se ai është i martuar me izraeliten Ejnat Vilf, e cila një kohë ka qenë agjente e shërbimeve izraelite të inteligjencës dhe një kohë edhe këshilltare për siguri e ish-Kryeministrit Shimon Perez./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button