Theresa May përjashton rikthimin e kufijve me Irlandën

“Askush nuk kërkon të rikthehet në kufijtë e së kaluarës”, deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp, duke premtuar një zgjidhje praktike për dy pjesët e ishullit.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u përpoq sot të garantojë irlandezët e veriut se nuk do të ketë një rikthim të kufijve dhe të kontrolleve doganore me Irlandën si pasojë e votimit më 23 qershor në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Sigurisht që Irlanda e Veriut do të ketë një kufi me Irlandën, që është anëtare e BE-së. Por ne kemi një zonë të përbashkët të qarkullimit mes Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës shumë vite para se dy vendet të ishin anëtare të BE-së”, theksoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button