Gjermania do të shtojë praninë e policisë në vende publike

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, urdhëroi shtimin e numrit të policëve në aeroporte, stacione treni dhe vende publike.

Ai i bëri komentet pas njoftimit të zyrtarëve se në celularin e një siriani 27-vjeçar, i cili hodhi veten në erë të dielën pranë një festivali muzikor plot me njerëz, ishte gjetur një video, ku ai shprehte besnikëri ndaj udhëheqësit të grupit Shteti Islamik. Megjithatë, ministri gjerman tha se njerëzit nuk duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës.

Po sot, zyrtarët kishin pohuar se nuk ekzistonte një “model i caktuar” për sulmet e fundit në Gjermani, që përfshinin edhe një masakër të premten në një qendër tregtare të Mynihut, ku mbetën 9 të vrarë. Zyrtari kryesor i Bavarisë për sigurinë tha se në celularin e sirianit 27-vjeçar që hodhi veten në erë të dielën në Ansbach, duke plagosur 12 vetë, ishte gjetur një video, ku ai shprehte besnikëri ndaj udhëheqësit të grupit Shteti Islamik. Joachim Herrmann tha se në videon e gjetur, personi në fjalë njoftonte për një sulm hakmarrës kundër Gjermanisë. Zoti Herrman u tha gazetarëve se videoja është një sinjal i fortë se ngjarja e së dielës ishte një sulm terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button