Qyteti i Ohrit, lider në shpërnguljen e të rinjve

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë, nga Ohri vetëm vitin e kaluar janë larguar gjithsej 689 persona, ndërsa në 9 vitet e fundit këtë qytet e kanë braktisur 7.000 persona, njofton Alsat M.

Kjo për ekspertët dhe qytetarët e Ohrit është shifër alarmuese.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, këtë fundjavë gjatë vizitës së tij në Ohër nuk e përmendi këtë informacion, por u lëvdua se projektet e Qeverisë dhe VMRO DPMNE-së kanë kontribuuar që numri i të papunëve në Ohër të ulet në mënyrë drastike.

“Ohri ishte vend me numër shumë të lartë të persona të papunë. Kishte rreth 12.300 të papunësuar ndërsa tani kjo shifër është 7000. Ka ulje të caktuar, ulje serioze të numrit të personave të papunë, por numri i tyre ende është i lartë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Profesori universitar, Ilija Aceski për Alsat –M thotë se deklaratat e këtilla janë për nevoja ditore politike. Ai është i shqetësuar nga procesi i shpërnguljes dhe shifrat jo-zyrtare të cilat flasin se në Ohër, qytet me 60 mijë banorë, tani jetojnë thuajse gjysma e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button