Serbi, Kushtetuta pritet të ndryshojë në 2017-n. Fshihet Kosova?

Vitin e ardhshëm, Serbinë me siguri e pret ndryshimi i Kushtetutës, e përveç çështjeve të tjera, në referendum qytetarët e Serbisë pritet do të vendosin edhe për fshirjen e preambulës për Kosovën.

“Nga ne po kërkohet fshirja e preambulës për Kosovën dhe kjo do të jetë puna më e vështirë për qeverinë e re, sepse për këtë duhen siguruar dy të tretat e shumicës, e pastaj kjo të verifikohet në referendum” , citon gazeta “Blic” të ketë thënë një bashkëbisedues i saj, transmeton Top Channel.

Për fshirjen e Kosovës nga Kushtetuta, vjet ka folur edhe kryeministri Aleksandar Vuçiç. Në maj të vitit 2015, ai kishte thënë për “Wall Street Journal” se, preambula kosovare sigurisht që do të hiqet nga Kushtetuta, “por Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore”.

Zëra politikë në Serbi thonë se është i domosdoshëm ndryshimi gjithëpërfshirës i Kushtetutës, i cili krahas heqjes së preambulës do të merrej edhe me të drejtat e njeriut, me zgjerimin e autonomisë së Vojvodinës dhe me decentralizimin e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button