Turqi, urdhër arrest për 42 gazetarë

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 42 gazetarë të mediave të ndryshme në Turqi, si të dyshuar për lidhje me puçistët, shkruajnë mediat turke njofton Klan Kosova.

Lajmin për urdhër-arrestet për 42 gazetarët e ka dhënë edhe CNN Turk dhe NTV.

Urdhër-arrest është lëshuar edhe për gazetaren e njohur turke Nazli Ilicak, i cila në vitin 2013 kishte mbuluar një skandal korrupsioni të qeverisë turke.

Mediat nuk raportojnë se a kanë filluar ende arrestimet e gazetarëve dhe pos Ilicak nuk dihet emra të tjerë.

Qysh nga tentim-puçi në Turqi, autoritetet kanë arrestuar me mijëra persona të profesioneve të ndryshme.

Arrestimet janë arsyetuar me lidhjet e mundshme të të arrestuarve me puçistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button