Gjeneralët e NATO-s “të shokuar” nga animacioni kompjuterik

Rusko oruzje

[Recension: Gjeneralët e NATO-s të shokuar: Ja se çka fsheh Rusia nga sytë e publikut botëror! (Video)]

Materiali i ofruar, më së paku thënë, i ngjan një batute. Video-simulimi kompjuterik është paraqitur si njëfarë arme e fshehtë ruse. Lëre që ajo që është prezantuar duket qesharake, por gjoja nga ajo që e kanë parë qenkan frikësuar edhe gjeneralët e NATO-s. Joseriozitet që kufizohet me budallallëk.

1111Linku deri te artikulli origjinal: Gjeneralët e NATO-s të shokuar: Ja se çka fsheh Rusia nga sytë e publikut botëror! (Video)

Data dhe koha e publikimit: 17.07.2016

Data e recensionit: 20.07.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

FANTAZI BOSHE KOMPJUTERIKE

Njeriu nuk di ç’të thotë kur do ta shohë fantazinë kompjuterike të dikujt, ëndërr nga realiteti virtual, se ka marrë formë të informatës së besueshme, e cila plasohet si e vërtetë. Ndoshta të mbetet me gojë të hapur?! T’i sqarojmë disa gjëra – shohim simulim, material që i ngjan hyrjes (intro) në ndonjë lojë kompjuterike. Domethënë, nuk bëhet fjalë për ndonjë video-inçizim real, i cili do ta vërtetonte “konstatimin” për armën ultra të tmerrshme ruse që shkatërron gjithçka që është armiqësore, por për material multimedial që është zbavitës, me kusht të mos keni më shumë se 8 vjet. Prandaj, është e paqartë se si vetëm në bazë të këtij materiali të stilit play station bazohen pohimet apokaliptike:

“Armatimi më i ri rus i shfaqur në videoe me rezolucionin HD i shokoi gjeneralët e Pentagonit dhe të NATO-s.

Në video tregohet se si do të duket Lufta e Tretë Botërore dhe çka është ajo që rusët aq kohë të gjatë e kanë fshehur nga sytë e publikut.

Shiheni videon që përmban një armë jashtëzakonisht të sofistikuar, nga e cila me të drejtë janë shokuar edhe gjeneralët e Pentagonit dhe të NATO-s.”

Në qoftë se bëhet një hulumtim i vogël, do të shihet se videoja është prodhuar nga një koncern rus që ka të bëjë me industrinë ushtarake. Dhe nën materialin e publikuar në Youtube gjendet teksti që u përmend më lartë nga portali i vendit. E palejueshme. Propagandë ushtarake, pamflet, pavarësisht se i kujt është dhe prej nga vjen, pa pikë dyshimi dhe verifikimi gazetaresk, është marrë shkel e shko dhe është publikuar si informatë normale, e rregullt dhe e vërtetë.

“Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.”nеni 1 i Kodit të gazetarëve.

Informatë e paverifikuar, e verdhë, senzacionaliste… Shembull për atë se si nuk duhet të shkruhet një tekst gazetaresk.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button