Ditë zie në Afganistan, frikë nga dhuna sektare pas sulmeve në Kabul

Dita e diel në Afganistan është shpallur si ditë zie në nder të viktimave të sulmit të dyfishtë vetëvrasës në Kabul ku u vranë 81 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Dita e zisë u shpall pas sulmit të djeshëm vetvrasës të dyfishtë gjatë një marshi protestues në Kabul, përgjegjësinë e së cilës e mori organizata terroriste DAESH.

Ministria e Brendshme e Afganistanit njoftoi se mbi 200 persona u plagosën dhe dhjetëra qytetarë qëndrojnë në radhë para spitalit në Kabul, për të dhuruar vullnetarisht gjak.

Sulmuesit vetëvrasës u hodhën në erë të shtunën gjatë protestës së pakicës shiite hazar, të cilët ishin mbledhur për të kërkuar nga autoritetet devijimin e linjave të energjisë drejt krahinës së tyre Bamiyan.

Pas sulmit, Ministria e Brendshme e Afganistanit ka lëshuar një ndalesë për çdo tubim publik në dhjetë ditët e ardhshme.

Në deklaratën e lëshuar të shtunën vonë, ministria deklaroi se çdo tubim apo demonstratë do të dënohet, dhe se vendimi menjëherë hyn në fuqi.

Alexey Yusupov, drejtor i OJQ-së gjermane Friedrich Ebert Stiftung, për AA tha se sulmi i djeshëm mbi pakicën hazar mund të përkeqësojë tensionet sektare dhe dhunën, e që sipas tij “do të ishte shumë keq për Afganistanin”.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, pas takimit me udhëheqësit e komunitetit minoritar shiit hazar dënoi sulmin vetëvrasës dhe premtoi se do të “hakmerret ndaj atyre që derdh gjakun e qytetarëve tanë”.

“Armiqtë tanë, duke sulmuar liritë civile, mendojnë se mund të na ndajnë, por nuk do t’ia arrijnë”, tha Ghani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button