SHBA prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror vitin e kaluar

SHBA-të vitin e kaluar ishin prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror me 768 miliardë e 834 milionë metra kub, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ka publikuar statistikat e raportit të saj vjetor, në të cilin thuhet se në vitin 2015 në botë janë prodhuar gjithsej 3 trilionë e 643 miliardë e 701 milionë metra kub të gazit natyror.

Udhëheqës botëror në prodhimin e këtij karburanti ishte SHBA-ja, e cila në mënyrë të konsiderueshme ka rritur eksploatimin e gazit në tokë.

Rusia si eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror, vitin e kaluar ishte prodhuesi i dytë në botë i këtij energjensi, me një prodhim të përgjithshëm prej 637 miliardë e 386 milionë metra kub.

Në vendin e tretë sa i përket prodhimit të gazit natyror ishte Irani, i cili ka prodhuar një total prej 226 miliardë e 673 millionë metra kub i ndjekur nga Katari, Kanadaja, Kina, Norvegjia dhe Arabia Saudite.

Çmimet e gazit natyror vitin e kaluar kanë shënuar rënie, ndërsa arsyet kryesore janë rritja e kërkesës në treg dhe rritja e tregtisë së gazit të lëngshëm LNG. Në rënien e çmimeve ka ndikuar edhe rritja e eksploatimit tokësor të SHBA-ve.

Sipas Agjencisë amerikane të Energjisë (VNM), SHBA-të gjatë viteve 2000 vetëm një përqind të gazit natyror e kanë nxjerrë nga toka, kurse nga viti 2010, SHBA-të nga toka kanë nxjerrë deri në 20 përqind të gazit. Vitin e kaluar, kjo sasi ka arritur edhe deri në 30 përqind, ndërsa planifikohet që në dy dekadat e ardhshme SHBA-të nga toka të nxjerrin pothuajse gjysmën e gazit natyror.

Rritja e vazhdueshme e ekspolatimit tokësor në periudhën afatmesme, mund të mbajë trendin e rënies të çmimeve të gazit natyror në tregun global.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button