Mrekullia e internetit pas thirrjes: “Im shoq po vdes, ju lutem më ndihmoni!”

Kate Brandon, një grua 33-vjeçare, kishte vetëm 6 ditë kohë për të shpëtuar jetën e të shoqit, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të rrallë që e kishte prekur. Të vetmit që mund t’i shpëtonin jetën 31-vjeçarit Mike ishin shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë, përmes një kure eksperimentale me efekte mrekullibërëse për llojin e rrallë të leucemisë që e kishte prekur. Për të siguruar trajtimin në Amerikë, Kate nuk ka parë asnjë zgjidhje tjetër veç thirrjes në internet për mbledhur sasinë e parave që i duheshin të aplikuar këtë metodë kurimi, shkruan RevistaClass.

E përlotur dhe e tronditur, në thirrjen e postuar në internet, Kate thotë: “Jam e bindur se të gjithë mund ta imagjinoni ç’do të thotë të humbasësh para syve njeriun më të shtrenjtë. Ju lutem më ndihmoni të luftoj këtë që më ka ndodhur. E di që me ndihmën tuaj atje ku ka nevojë të jetë. Ne nuk mund të ikim nga kjo botë pa luftë. Ju dëgjoni gjatë gjithë kohës për mrekulli, janë të rralla, por ndodhin.”

Brenda pak ditësh, falë fushatës “Donate4Mike”, janë mbledhur rreth 500 mijë dollarë duke i bërë atij të mundur trajtimin në Amerikë. Më shumë se 20 mijë persona janë bërë pjesë e iniciativës, duke i bërë të mundur që 31-vjeçarit Mike t’i nënshtrohet kurës që t’i shpëtojë jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button