Aksion i suksesshëm për pastrimin e Vodnos në Shkup

Lëvizja LEAD për herë të tretë realizoi aksionin për pastrimin e malit Vodno. Grupi i të rinjve të përkatësisë së ndryshme etnike u tubua në Vodnon e Mesme, nga e filloi aksionin për grumbullimin e mbeturinave, nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër!”. Të rinjtë, të veshur me bluza me këtë moto, kishin përkrahjen edhe të qytetarëve të cilët gjendeshin në Vodno.

13690797_576693945867716_5287122060783583123_n

Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim edhe ta ngrejë vetëdijen te qytetarët për ruajtjen e ambientit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të ketë të veshur bluza me sloganin “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër”.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike dhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button