Kukës, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë

Policia e Kukësit njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së mbëmjes së të shtunës, në të cilën mbeti i vrarë me thikë shtetasi Miraim Isa, dhe e ka identifikuar atë si Ismail Alidini, 24-vjeçari banues në fshatin Ogjost të qarkut verilindor.

Arrestimi i tij është kryer gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shtetasi i mësipërm dyshohet ta ketë kryer krimin e djeshëm me armë të ftohtë për motive gjakmarrjeje. Miraim Isa ishte 29 vjeç dhe nga i njëjti fshat me autorin e dyshuar.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Kukësit, ndërsa i arrestuari pritet të akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button