Turqi, 132 anëtarë të gjyqësorit në paraburgim lidhur me grusht shtetin

Mbi 130 gjykatës dhe prokurorë si dhe 169 ushtarakë kanë marrë vazhdim të paraburgimit si rrjedhojë e grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirur në burime brenda gjykatës.

Në numrin e personelit gjyqësor përfshihet edhe ish kreu i Akademisë së Drejtësisë, Huseyin Yildirim, ish prokurori njëherësh anëtar i Gjykatës Supreme, Mehmet Murat Yonder bashkë me disa anëtarë tjerë të Gjykatës Supreme dhe Këshillit Shtetëror, thanë burimet e lartpërmendura në kushte anonimiteti nga shkaku i ndalesës për prononcim për mediat.

Sipas tyre, në mesin e 169 ushtarëve ka prej tyre me gradën Gjeneral Lejtnant, Gjeneral Major, Gjeneral Brigade, Kolonel dhe Lejtnant.

“Aktualisht mbi 10.400 të dyshuar përfshirë 287 policë, 7.423 ushtarë, 2.014 anëtarë të gjyqësorit dhe 686 kanë marrë masën e paraburgimit lidhur me grusht shtetin e dështuar”, deklaroi të enjten nënkryetari i partisë së Drejtësisë në pushtet, Yalcin Aktay.

Qeveria turke tha se grusht shteti ishte organizuar nga ndjekësit e klerikut me vendqëndrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Fetullah Gylen, i cili akuzohet për një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të njerëzve të tij në institucionet shtetërore, në veçanti në polici, ushtri dhe gjyqësor duke formuar “shtetin paralel”.

Të paktën 246 njerëz, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë, u martirizuan gjatë puçit të dështuar, dhe mbi 1.530 të tjerë u plagosën pasi protestuan kundër tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button