Kryeministri Yildirim: Hiqni dorë nga ndihma ndaj këtyre vrasësve

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım gjatë një vizite në ambientet e Forcave Speciale në Gölbaşı të Ankarasë, vend i cili ishte shënjestër e puçistëve të FETÖ-s dhe në të cilin mbetën të vrarë 17 efektivë të repartit, është shprehur: ”Nuk mund të ketë fakt më të madh se sa ky, ku tregohet qartë se deri në çfarë pike të pështirë dhe vrarëse ka ardhur kjo organizatë terroriste. Ata të cilët na mbajnë me fjalë duke thënë se kërkojmë fakte ju them këtu në emër të popullit të Turqisë; a ka fakt më të madh se ky? Hiqini dorë nga qëndrimi pas kësaj organizate të pashpirtë dhe makinës vrasëse të cilët dërguan avionë për të hedhur bomba dhe tanke për të shtypur popullin e vet.”

”Nuk rrimë pa pyetur llogari”

”Nuk ka mbaruar kërcënimi. Në këtë kuptim nuk ka mbaruar. Qytetarët tanë të mos shqetësohen pasi janë të sigurt, por ata të cilët janë kapluar në shqisën e humbjes mund të bëjnë veprime të çmendura. Në lidhje me këtë po marrim të gjitha masat e nevojshme” tha Yıldırım dhe më pas shtoi se gjyqësori ka punuar mirë pas tentativës për grusht shteti.

”Turqia nuk vepron me ndenjën e hakmarrjes por me shtetin ligjor. Turqia nuk bën atë që bënë ata, por asnjë pikë gjaku nuk ka për të mbetur në vend dhe pa pyetur llogarinë. Ata të cilët kanë bërë këtë do të dalin patjetër të gjithë tek tek përpara drejtësisë. Nuk duhet të ngatërrojmë më ushtrinë tonë të lavdishme këta terroristë të FETÖ-s të veshur me kamuflazhin ushtarak. Pastrimi do të bëhet në mënyrën më të mirë. Sot është dita e pastrimit. Do të bëjmë çdo gjë që shteti të shpëtojë nga prania e kësaj çete në institucionet e veta.”

”Informacioni i parë për tentativën më erdhi 15 minuta pasi kishte filluar”

Ndërsa në lidhje me informacionin për tentativën për grusht shteti Kryeministri Yıldırım është shprehur: ”Kam mësuar se ka filluar tentativa për grusht shteti 15 minuta pas fillimit. Nga truprojat dhe qytetarët. Deri në atë moment nuk kam pasur asnjë informacion për atë që ndodhi dhe për gradën e rrezikshmërisë. Meqë këto gjëra janë folur në publik u shpreha në lidhje me këtë, pasi tani nuk kan më vlerë. Ajo që është e rëndësishme tashmë është fakti se po marrim të gjitha masat e nevojshme. Kjo organizatë terroriste pasi nuk mori atë që donte me tentativën për grusht shteti ka filluar të shpërndajë thashetheme për ekonominë. Jo sheqeri, benzina, tregu i zi, etj… Këto janë jashtë logjikës. Nuk ka problem në vendin tonë për asnjë gjë. Kemi çdo gjë më shumë se nevojat. Ata të cilët mundohen të kapin peshk në ujë të turbullt ju them që të mos provojnë të tentojnë të bëjnë një gjë të tillë. Edhe ky është një tjetër gabim. Edhe për këtë do të bëhet çdo gjë që është e nevojshme. Të mos i japim mbështetje atyre që mundohen të kthejnë shanset në një plaçkë lufte.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button