Emocionuese: Martohet me uniformën e babait, dëshmorit të UÇK-së (Foto)

Ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kështu për përmbushur mungesën e të atit, në natën më vendimtare të jetës së tij, natën e martesës. Alban Krasniqi, i cili është martuar të enjten, është veshur ndryshe nga gjithsecili që ka bërë në dasmën e vet, raporton lajmi.net

Ai ka veshur uniformën e të atit, Xhevdet Krasniqi, që është dëshmor. Lajmi.net mëson se emocione të mëdha i ka dhënë të gjithë të pranishmëve, e veçanërisht familjarëve, kur ai ka kujtuar Xhevdetin në këtë mënyrë.

Të përlotur, të gjithë, sikur kanë ndjerë mes tyre, ish luftëtarin e Brigadës 112.

Familja Krasniqi është nga Vajniku i Skenderajt./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button