Michelle Obama jashtë çdo kornize këndon Stevie Wonder dhe Beyonce
![Michelle Obama](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/9B7A0BD4B6320FE343027C4FAE55C9F1.jpg?fit=385%2C290&ssl=1)
E ftuar në “Carpool Karaoke” në kuadër të emisionit “Late Late Show” të James Corden, zonja e parë doli jashtë çdp kornize dhe shpalosi aftësinë e saj në këngë, tekst e lëvizje kërcimi. Intervista e saj kishte pushime të vogla muzike, pasi vetë ajo pasi hipi në makinë tha se nuk mund të udhëtojë pa muzikë në sfond.
Kënga e parë që ajo interpretoi bashkë me moderatorin Corden ishte “Signed, Sealed, Delivered” të Stevie Wonder, të cilin e klasifikoi si një nga këngëtarët e saj të preferuar. Në vazhdim “Single Ladies” e Beyonce erdhi me një performancë të plotësuar nga Michelle, e cila kishte mësuar përmendësh edhe lëvizjet.
Gjatë intervistës Michelle foli për llogarinë e saj në Snapchat, edukimin e vajzave dhe gjërat që do i mungojnë më shumë nga Shtëpia e Bardhë. Kur moderatori e pyeti nëse do i mungojë shërbimi 24 orësh që përfshinte sanduiç me djathë të pjekur në skarë, ajo tha: “Mund ta përgatis edhe vetë”.
E thjeshtë dhe modeste, si gjithmonë.