Fëmija lind i vdekur, prindërit e mbajnë dy javë në shtëpi

Historia e trishtë e një gruaje shtatzënë, nis që përpara se të shtrohej në spital për të lindur të voglin e saj.

Lynsey Bell, 32 vjeçe, prej disa kohësh kishte pasur gjakderdhje e komplikime të tjera dhe mjekët e kishin informuar se fëmija i saj do të lindte i vdekur.

Shumë e pikëlluar për këtë lajm, ajo dhe bashkëshorti i saj morën një vendim që habiti stafin mjekësor.

Çifti i ri dëshironte ta merrte fëmijën në shtëpi, sikur ai të ishte i gjallë dhe pas disa procedurash ligjore, arritën ta merrnin atë.

Lynsey dhe burri i saj Mark, e mbajtën djalin e vdekur për dy javë në shtëpi dhe bënë me të gjithçka që do të kishin bërë po të ishte gjallë.

Ata e lanin, e vishnin, i tregonin përralla, duke besuar kështu se po jetonin vërtet me fëmijën e tyre.

Pas dy javësh, kryen ceremoninë mortore të djalit të vogël, të cilin e quajtën Rory.

Ngjarja ka ndodhur që në vitin 2014, por nëna e re mori guximin të fliste publikisht për këtë histori, vetëm dy vite më pas.

“Të gjithë të afërmit tanë morën pjesë në varrimin e tim biri. Ai është dhe do të mbetet gjithmonë djali im.

Të gjithë e kanë të vështirë të ma përmendin, sepse mendojnë se unë do e përjetoj keq. Por unë dua të flas për Roryn tim.

Ai ishte pjesë e familjes sonë, edhe pse për një kohë të shkurtër”, – thotë Lynsey.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button