Senzacionalizmi si “ilaç” është helm i rrezikshëm

[Recension: LËNGU QË E SHKATËRRON KANCERIN: Gati për vetëm disa minuta]

Senzacionalizmi në tekstet për shëndetin e njeriut dhe për trajtimin e gjendjeve shëndetësore është veprim i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm. Nuk është etike që mediet të përhapin informata se gjohja janë zbuluar ilaçe, që krijojnë shpresë të rrejshme. Kjo mund të ketë pasoja afatgjata mbi pacientët, madje edhe mund t’i çojë që ta ndëpresë terapinë e paraparë nga mjeku.

Gazetaria e përgjegjshme bazohet në fakte që janë dëshmuar. Për fat të keq, formulimet që janë përdorur në këtë tekst nuk i japin lexuesit arsye të bazuar që të besojë në vërtetësinë e tyre.

sok rakLinku deri te artikulli origjinal: LËNGU QË E SHKATËRRON KANCERIN: Gati për vetëm disa minuta

Data dhe koha e publikimit: 19.04.2016, 08.40

Data e recensionit: 20.07.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

PAPËRGJEGJËSI E SKAJSHME NDAJ LEXUESIT

Ky artikull është i papërgjegjshëm në aspekt shoqëror. Prej ku vjen bindja për të shkruar gjëra për të cilat, në përgjithësi, njerëzimi akoma nuk ka përgjigje?

Vërtetësia e fakteve është kontestuese për shkak se për këto pohime nuk ofrohet asnjë burim, asnjë studim shkencor, mjekësor. Kjo hedh dyshim mbi atë se a është vepruar në mënyrë të përgjegjshme me publikimin e këtij teksti me reçetë. Poashtu, ai nuk është testuar klinikisht, ose së paku kjo nuk është theksuar në tekst. Çdo ilaç duhet të kalojë nëpër një numër të caktuar të studimeve klinike që të mund të quhet i tillë

Kodi i gazetarëve, në nenin 1 parasheh që nëse ndonjë lajm është spekulim, kjo të theksohet.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Kulminacioni i këtij artikulli joetik ndodh në momentin kur prezantohet edhe “ilaçi”, me udhëzime se si duhet konsumuar. Në qoftë se mjekësia bazohej në raste të izoluara të përmirësimit, për të cilat gjoja garantojnë pacientët, atëherë pse ka nevojë për testime klinike, studime, analiza laboratorike?

PROBLEMI FILLON ME TITULLIN

Titulli ndoshta është edhe problemi më i madhe me informatën senzacionaliste: “LËNGU QË E SHKATËRRON KANCERIN: Gati për vetëm disa minuta”. Më poshtë në tekst ka njëfarë arsyetimi, për shkak se përdoren fjalët si “parandalim” dhe “rritje e imunitetit”, mirëpo kjo nuk e përmirëson përshtypjen e keqe.

Teksti nuk është beninj, siç mendohet në shikim të parë. Duhet pasur kujdes me artikujt e këtillë, veçanërisht me ato që trajtonë tema për shëndetin dhe për materiet shëruese, të cilat, gjoja, i shërojnë madje edhe sëmundjet më të rrezikshme. Njerëzit kanë pritje për të besuar, veçanërisht nëse gjenden në situatë të pashpresë.

Mirëpo, ofrimi i shpresës së rrjeshme është i palejueshëm. Ka mundur së paku të konsultohet ndonjë ekspert dhe më detajisht të sqarohet se për çka përdoren këto produkte, padyshim, të shëndetshme. Dhe gjithsesi, për çfarëdo qoftë përdorimi, është i domosdoshëm konsultimi me mjek. Kështu teksi është pa dëshmi, pa fakte, që do të thotë se është jorelevant.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button