“Drejtësia”, Mogherini-Hahn: Të nisë zbatimi, politika tregoi përgjegjshmëri


“Forcat politike treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë këtë vendim historik”. Kështu thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn, të cilët përshëndetin miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, transmeton NOA.

Në deklaratën përbashkët thuhet se tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të fillojë menjëherë, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë një sistem gjyqësor që është i bazuar në standardet evropiane.

Deklarata e plotë:

“Ne urojmë qytetarët e Shqipërisë, lidershipin e tyre dhe të gjitha forcat politike që treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë këtë vendim historik.

Ky hap i adresohet një kërkese të gjatë të shumicës dërrmuese të qytetarëve për një drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Ajo është gjithashtu një kontribut i madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë prioritete kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të fillojë menjëherë, që populli i Shqipërisë të ketë një sistem gjyqësor që është i bazuar në standardet europiane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button