Shkarkohet Petrit Selimi, Agjencia Kundër Korrupsionit bën vërejte

Pas zvarritjes së zbatimit të vërejtjes së Kundërkorrupsionit, sipas të cilit mbajtja e dy posteve nga ana e Petrit Selimit përbën konflikt interesi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e sotshme të Qeverisë njoftoi se zëvendësministri i Jashtëm nuk do të jetë më në krye të Sfidave të Mijëvjeçarit.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha sot se Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë do të udhëhiqen nga një staf civil.

“Koha Ditore” shkroi për zvarritjen e marrjes së vendimit nga ana e kryeministrit Mustafa që të çojë në vend opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ani pse kishte premtuar zbatimin sa më shpejt.
Selimi ishte shprehur para medieve se nuk kishte konflikt interesi duke mbajtur dy poste, të zëvendësministrit të Jashtëm dhe të Sfidave të Mijëvjeçarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button