Klinton: Do të ngremë një mur mes Trumpit dhe presidencës

Clinton  tha se ”ai nuk është zëri ynë”, një përshtatje e slloganit të Trump në konventën republikane.

“Unë jam zëri juaj”, ishte thirrja që Trump e përdori shpesh gjatë fjalimit përshëndetës, pas marrjes së nominimit zyrtar nga republikanët.

”Ne do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës, Donald Trump”, shkruante në spanjisht Hillary Klinton duke iu kundërpërgjigjur Trumpit, i cili ka premtuar se nëse do të zgjidhet president do të ngrinte një mur mes SHBA-së dhe Meksikës për të frenuar emigracionin ilegal.

Donald Trump pranoi para pak orësh nominimin e Partisë Republikane amerikane për të kandiduar për postin e presidentit të vendit, gjatë konventës kombëtare që u zhvillua në Klivlend, duke hapur kështu zyrtarisht garën me kandidaten demokrate Hillary Klinton. /21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button