ME NE FUND: Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi në Shqipëri

Partia Demokratike ka pranuar më në fund draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme, ndërsa tashmë mbetet që ky draft t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet në seancën e Kuvendit për miratim.

Se pari, formula per zgjedhjen e anetareve te KLGj dhe KLP nuk eshte formula e kerkuar nga Partia Demokratike. Kujtojme se Basha dhe PD kerkonin te njejten formule per KLGj dhe KLP si ate te perzgjedhjes se anetereve te Komisionit te Vetingut.

Se dyti, thelbi i kerkeses se PD ishte nje mekanizem votimi qe synonte bllokimin e procesit te zgjedhjes se anetareve te KLGj dhe KLP. Mesa duket, ky ishte plani B i opozites, qe pasi nuk ndaloi dot votimin e reformes, tentonte formula te tilla perzgjedhje qe do e benin reformen te paimplementueshme.

Varianti final jo vetem qe parashikon vetingun permes ONM te gjithe anetareve te KLGj dhe KLP, por parashikon edhe hedhjen e shortit ne rast se gjate dy raundeve te para te votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot aneteret e ketyre dy trupave te rendesishem ne sistemin e drejtesise.

Mesa duket, kjo ka qene dilema e Bashes dhe Berishes, te cilet per ore me rradhe kane nguruar ta pranonin draftin e BE dhe SHBA, qe mesohet se ka qene mundesia e fundit qe i eshte dhene Partise Demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button