Senzacionalizëm që e shkel dinjitetin e të vdekurve

[Recension: Kërçova në shkok, dy fëmijë mbetën pa nënë – Dëshmi për tragjedinë]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni shkruan për fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur të shtunën kah mbrëmja në rrugën Gostivar – Kërçovë, ku jetën e humbën tre udhëtarë, identiteti i të cilëve në tekst është zbuluar. Bëhet fjalë për qytetarë të Kërçovës, që nuk janë persona publikë, dhe emrat dhe mbiemrat e tyre nuk është dashur të publikohen.

Sipas nenit 8 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, “mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi”. Ky tekst që në titull, “Kërçova në shkok, dy fëmijë mbetën pa nënë – Dëshmi për tragjedinë”, përmban elemente të senzacionalizmit, të cilat janë rezultat i tragjedisë së një familjeje.

KicevoLinku deri te artikulli origjinal: Кичево во шок, две деца останаа без мајка – Сведоштва за трагедијата

Data dhe koha e publikimit: 18.07.2016

Data e recensionit: 19.07.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

Në artikull përmenden emrat dhe mbiemrat e të vdekurve në fatkeqësi, ndërsa sipas sqarimeve për nenin e cituar më lartë të Kodit të gazetarëve, të cilat jepen në faqen 19 të doracakut për “Еtikë në gazetari”, “kur raportohet për fatkeqësi, krim, ose aksion të policisë, mediat përgjithësisht duhet të përmbahen nga publikimi i emrave, fotografive ose të dhënave tjera që do të mundësojnë identifikimin e viktimave ose aktorëve. Fëmijët dhe adoleshentët gezojnë mbrojtje të veçantë. Aspak nuk është e nevojshme të identifikohen viktimat për ta kuptuar lexuesit më mirë fatkeqësinë ose krimin. Përjashtime janë të mundshme vetëm nëse personi është i famshëm ose nëse ngjarjen e ndjekin rrethana të veçanta.”

“28-vjeçarja Aleksandra Srezoska, nënë e dy fëmijëve, të cilët për fat në momentin e fatkeqësisë nuk kanë qenë në veturë, ka vdekur në spital, ndërsa bashkëshortët Ratka (56) dhe Gjorge Srezoski (61), vjehri dhe vjehra e Aleksandrës së ndjerë, për fat të keq kanë vdekur në vendin e ngjarjes”.

Deri diku mund të arsyetohet publikimi i profesionit të njërës nga viktimat, për shkak se qytetarët i kanë shfrytëzuar shërbimet e saj, mirëpo është dashur t’i kushtohet kujdes zbulimit të identitetit. Magjistrja e shkencave të komunikimit, Elena Stojanovska, në analizën e saj “Balancë ndërmjet të drejtës për privatësi dhe të drejtës për të qenë i informuar”, në pjesën Parimet themelore për publikimin e drejtë të të dhënave personale dhe informatave për jetën private, thotë se është e drejtë që të publikohen inicialet në vend të emirt dhe mbiemrit të personave që janë viktima të fatkeqësive ose të personave kundër të cilëve zhvillohet proces gjyqësor ose administrativ.

“Pesëdhjetëegjashtë-vjeparja Ratka ka pasur edhe salon ondulimi në qytet, i cili ka qenë mjaft i popullarizuar në mesin e kërçovareve”.

Теksti që është subjekt i këtij recensioni nuk e mbron privatësinë e familjes që përjetoi fatkeqësi dhe humbi tre anëtarë të saj. Ai është i shoqëruar me komente të cilat materialit i japin dimension “emocional”, që përsëri nuk është në favor të kënaqjes së interesit publik, por një lloj senzacionalizmi.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button