Stoltenberg: Ushtria turke nuk është dobësuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se spastrimi i mijëra pjesëtarëve të ushtrisë turke pas grusht shtetit të pasuksesshëm nuk e ka dobësuar armatën e këtij vendi, duke shtuar se është i bindur se Turqia do të mbetet aleat i fuqishëm i NATO-s.

“Turqia ka forca të mëdha dhe profesionale të armatosura… Jam i bindur se do të vazhdojë të jetë aleat i përkushtuar dhe i fuqishëm i NATO-s”, tha ai për mediat britanike.

Nga tentimi për grusht shtet më 15 korrik, janë arrestuar rreth një e treta e përafërsisht 360 gjeneralëve turq.

Deri më tani rreth 60.000 ushtarë, policë, gjykatës, nëpunës dhe mësimdhënës janë suspenduar, arrestuar ose po hetohen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button