Francë, gjendja e jashtëzakonshme vazhdon edhe për 6 muaj të ardhshëm

Pas sulmit terrorist në Nicë në të cilin u vranë 84 persona, parlamenti francez ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për gjashtë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca që filloi mbrëmë ka përfunduar në mëngjes, ndërsa për vendimin për të vazhduar gjendja e jashtëzakonshme votuan 489 deputetë, kundër ishin 26 ndërsa katër deputetë abstenuan.

Vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme sot duhet ta miratojë Senati. Ky urdhër që daton nga nëntori i vitit 2015 do të jetë vazhdimi i katërt i gjendjes së jashtëzakonshme me një afat deri në janar të vitit 2017.

Kryeministri francez Manuel Valls në seancën e mbajtur para votimit ka folur për mundësinë e sulmeve të reja terroriste në këtë vend.

“Të thuash diçka të këtillë është shumë e vështirë, por mund të ketë sulme të reja dhe viktima të pafajshme. Ne kurrë nuk duhet të pajtohemi me këtë por duhet të mësojmë të jetojmë dhe të luftojmë kundër këtij kërcënimi”, tha Valls.

Sipas tij, që nga viti 2012, ata kanë parandaluar 16 sulme terroriste si dhe kanë arrestuar Rendi Kriketin i cili kishte planifikuar një sulm terrorist në Kampionatin Evropian.

Sulmi terrorist në Nicë, një qytet në jug të Francës, la të paktën 84 të vdekur, përfshirë fëmijë, dhe 308 të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button