Ky është mesazhi i BE-së që i dha fund odisesë së debateve për Reformën

Ai e ka lexuar të plotë këtë mesazh edhe në deklaratën e tij të pak orëve më parë. Ky është mesazhi:

“I dashur Kryeministër,

I dashur Kryeparlamentar,

I dashur kryetar i Partisë Demokratike,

Në vijim të bisedave të mia telefonike dje dhe sot, me të tre ju, unë dua të ritheksoj pikat e mëposhtëme të të quajturit “propozim hibrid”, të cilat i keni mbi tavolinë. Këto pika janë vijat e kuqe të komunitetit ndërkombëtar, ashtu siç i kemi nënvizuar në vazhdimësi përgjatë gjithë procesit.

E para, roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM duhet të ketë një bazë të ligjshme solide brenda Kushtetutës.

E dyta, unë rikonfirmoj, se siç e kemi bërë të qartë në të gjitha diskutimet, ONM-ja do të japë rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht detyruese. Në çdo rast, këto rekomandime do të përmbajnë për çdo qëndrim të mbajtur, një arsyetim shpjegues bazuar mbi kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.

Unë besoj që mund të vijojmë më tutje mbi këtë bazë. Siç diskutuam, ju lutem konfirmojeni këtë duke i’u përgjigjur shpejt këtij mesazhi, në mënyrë që votimi në Kuvend të bëhet nesër.

Sinqerisht,

Johannes Hahn

20 Korrik 2016 13:01”

Edhe Rama, edhe Basha kanë dalë në deklarata për shtyp, pas këtyre bisedave për të mbajtur qëndrimin publik para seancës së të enjtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button