HRW, Greqia ti jap fund mbajtjes së fëmijëve emigrantë në paraburgim

Organizatë joqeveritare që lufton për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i kërkoi Greqisë që menjëherë ti jap fund mbajtjes së fëmijëve emigrantë të cilët janë të pashoqëruar në qelitë e stacioneve policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Njëkohësisht, HRW thekson se ky vend duhet urgjentisht të gjejë një vend të përshtashëm ku ata mund të marrin kujdesin e duhur.

HRW në deklaratën e saj thekson se mungesa e vendeve në strehimore ka çuar në “vazhdimin arbitrar të paraburgimit në vende që nuk janë të përshtatshme për fëmijët”.

Organizata thekson se sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Siguri Sociale të Greqisë, aktualisht 18 fëmijë presin transferimin në stacionet policore, ndërsa qindra janë të paraburgosur në qendrat e pranimit.

Greqia ishte pikë-kalimi kryesor për qindra e mijëra emigrantë në rrugën e tyre drejt Evropës perëndimore. Në bazë të marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë në mars të këtij viti, emigrantët që vijnë nga brigjet e Turqisë në ishujt grekë mbahen në paraburgim, dhe më pas i kthejnë në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button