Shkëndija do ta sulmojë Neftçin

Skuadra e Shkëndijës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Evropës, ku të enjten në mbrëmje do të ketë përballë skuadrën e Neftçit nga Azerbajxhani.

Sigurisht se rezultati i barabartë 0-0 në Baku ka bërë që në ndeshjen e kthimit Shkëndija të jetë e favorizuar, por nuk duhet harruar se një gol i shënuar nga mysafirët, mundë të ndryshojë shumë punë, andaj trajneri Akrapoviq ka thënë se skuadra e tij duhet të sulmojë që në fillim për të shënuar gol dhe më pas për të pamundësuar mysafirët të zhvillojnë lojë me kundërsulme.

“Para se gjitha të potencoj se në ndeshjen e parë marrë një rezultat që është i kapshëm për ne, që na jep mundësi që të variojmë me lojën dhe taktikën tonë, sigurisht se do të japim gjithçka nga vetja, duke luajtur tani më lojën tonë të njohur, që edhe na dallon e që ka dhënë rezultate dhe këtu nuk do të ndryshojmë shumë. Do të tentojmë që sa më shpejt të bëjmë një rezultat të mirë, duke mos i lejuar kundërshtarit të zhvillojë lojë dhe të organizojë kundërsulme, pasi që jemi ekip shumë e mirë që të lejojmë një gjë të tillë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë ku do të prezantojmë mirë si Shkëndijën ashtu edhe futbollin e  Maqedonisë në Evropë”, ka thënë mes tjerash trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviq.

Për ndeshjen me Neftçin ka folur edhe mbrojtësi Ardian Cuculi, i cili mes tjerash tha se duelin e nesërm me Neftçin e presin mjaft të përgatitur, por duke e vlerësuar ekipin e Neftçit si skuadër të fortë, për çka kuqezinjtë ka vlerësim maksimal.

Ndeshja kthyese është krejtësisht një rrëfim tjetër nga ndeshja e parë. I kemi zbuluar anët e e mira dhe të këqija të kundërshtarit dhe tani duam që të përsërisim lojën nga ndeshja e parë e luajtur në Azerbajxhan. Neftçi është ekip i mirë, por shpresojmë në rezultat pozitiv, ku do ta përfaqësojmë futbollin e Maqedonisë sa më mirë”.

Të përkujtojmë se ndeshja Shkëndija – Neftç luhet të enjten me fillim në orën 20:00, ndërsa pritet që për herë të parë stadiumi Arena Filipi i Dytë të jete i stërmbushur, pasi vetëm ditën e parë janë shitur numër i madh i buletave. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button