May: Britanisë i nevojitet kohë që të përgatitet për Brexit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku sipas mediave britanike, do ta paralajmërojë se vendit i saj i nevojitet kohë për t’u përgatitur për të dalë nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo do të jetë vizita e parë e saj jashtë vendit, e cila të enjten do të udhëtojë edhe në Paris, ku do të takohet me presidentin francez François Hollande dhe gjatë dy takimeve, fokusi do të jetë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira pas votimit të Brexit, njofton qeveria britanike.

Mediat britanike, duke cituar burime nga kabineti i kryeministres, theksojnë se May dhe Merkel sonte do të kënë darkë pune, gjatë së cilës do të diskutojnë për daljen e Britanisë nga BE-ja, marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, krizën me refugjatët dhe luftën kundër terrorizmit.

Këto burime thonë se May do të përpiqet të zhvillojë marrëdhënie personale me Merkel dhe Hollande për ti hapur rrugën “diskutim të sinqertë dhe të hapur”, dhe se udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës do t’i paralajmërojë se Britanisë së Madhe i duhet kohë për t’u konsultuar me Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, para se të fillojë zyrtarisht negociatat për dalje nga BE-ja.

Avokatët e qeverisë britanike ua konfirmuan gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të martën se Theresa May nuk planifikon të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës deri në fund të vitit.

May, e cila ishte mbështetëse për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, dje thirri takimin e parë të kabinetit, shtatë ditë pas takimit të fundit të kabinetit të kryesuar nga David Cameron.

Gjatë takimit, May u tha anëtarëve të kabinetit, se puna e saj dhe e tyre është që të bëjnë përpjekje maksimale që dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja të jetë i suksesshëm për vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button