SHBA thërret shtetasit e vet në Shqipëri për kujdes në ditën e reformës në drejtësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar dje, dy ditë përpara miratimit të reformës në drejtësi gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të enjtes, shtetasit amerikanë në Shqipëri të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë për çdo rast rreziku, si dhe të shmangin demonstratat apo tubime të ndryshe, që mund të mbahen përpara apo pas votimit në Kuvend.

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik kundër shtetasve amerikanë apo interesave të tyre, gjithsesi qytetarët amerikanë të ndodhur në Shqipëri duhet të monitorojnë për çdo rast mediet lokale dhe të riplanifikojnë udhëtimet e tyre apo aktivitetet.

Të gjithë shtetasit amerikanë, vizitorë apo rezidentë në Shqipëri, duhet të jenë në dijeni të plotë mbi situatën e sigurisë përreth tyre, por edhe të qëndrojnë të përditësuar me alarmin europian të udhëtimit (ETA).

Shqetësime të ndryshme sigurie mund t’iu krijohen autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button