Erdogan dhe Obama biseduan për ekstradimin e mundshëm të Fethullah Gulen-it

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti amerikan Barack Obama kanë biseduar për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit, liderit të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardh, Josh Earnest, njofoti se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste Fethullahçi (FETO) ka arritur tek autoritetet amerikane dhe se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ai në konferencën ditore bëri vlerësime në lidhje me tentativën e pasukseshme të FETO-s për grusht shteti dhe kërkesën për ekstradiminin e liderit të FETO-s, Fethullah Gulen.

Earnest bëri të ditur se sot në mëngjes Presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe Presidenti i SHBA-ve Obama kanë zhvilluar një bisedë telefonike. “Presidenti Obama përsëri ka potencuar ‘përkushtimin e fuqishëm të SHBA-ve ndaj qeverisë së Turqisë të zgjedhur në mënyrë demokratike'”, tha ai.

Earnest theksoi se në bisedën telefonike dy presidentët kanë biseduar edhe në lidhje me ekstradimin e liderit të FETO-s Gulen. Ai njoftoi se dokumentet në lidhje me ekstradimin nga ana e qeverisë së Turqisë sot në orët e mëngjesin kanë arritur tek ata dhe se Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë kanë filluar të shqyrtojnë kërkesën.

Ai potencoi se aplikimi do të shqyrtohet në mënyrë të ndishme sipas pikave të marrëveshjes mes dy vendeve për ekstradim dhe ligjet e SHBA-ve.

“SHBA-të nuk i përkrah terroristët. SHBA nuk i përkrah njerëzit që bëjnë komplot për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli. SHBA-të janë të përkushtuar për sundimin e ligjit. Ne do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktuara në marrëveshjen për ekstradim”, u shpreh Earnest.

Duke bërë të ditur se rezultati i marrë në fund të shqyrtimit të dokumenteve do të jetë plotësisht një procedurë ligjore, Earnest njoftoi se ndaj kësaj çështjeje edhe një gjykatës federal do të marrë pjesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button