Shkupi të enjten testohet nga Pobeda

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar qëndrimin e saj në Mavrovë, ku po zhvillon përgatitjet e fazës së dytë për sezonin e ri futbollistik në Maqedoni.

Koha e mrekullueshme dhe kushtet e mira që ofron kjo qendër sportive, ka bërë që futbollistët të ndjehen në formë të mirë, ndërsa trajneri Visar Ganiu me stafin e tij po përgatisin skema të ndryshme pune, duke stërvitur futbollistët me nga dy seanca në ditë.

Shkupi pas dy ndeshjeve kontrolluese që kishte organizuar, fillimisht luajti në Çair me Bregallnicën (0:0), më pas në Ohër me Renovën (1:1), të enjten ka caktuar kontrolluesen e re, kur në Kërçovë do të përballet me anëtarin e ri të Ligës së Parë, Pobedën e Prilepit, ndërsa ndeshja do të luhet me fillim në ora 17:30.

Më pas të shtunën po në Kërçovë Shkupi do të luajë kontrolluesen tjetër, kur përballë do të ketë ekipin e Ligës së Dytë, Vëllazërimin e Kërçovës, ndeshje kjo që do të luhet në orën 17:30. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button