Turqi, operacioni kundër organizatës terroriste FETO, mbi 17 mijë pezullohen nga puna

Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste FETO në Turqi janë shkarkuar nga puna mbi 17 mijë punonjës në institucionet e ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Arsimit në Turqi njoftoi se “në kuadër të hetimeve ndaj personelit që ka lidhje me organizatën FETO nga detyra janë pezulluar 15 mijë e 200 punonjës të personelit administrativ në institucionet e Ministrisë së Arsimit”.

Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë ka njoftuar se ka shkarkuar 492 punonjës në bazë, brenda dhe jasht vendit. Në deklaratë thuhet se në mesin e të shkarkuarve ka 3 myftinj të qyteteve të mëdha, një drejtor ekzekutiv dhe një këshilltarë i Kryesisë. Në deklaratë thuhet gjithashtu se shkakrimet janë bërë në kuadër të operacioneve kundër tentimit për grusht shteti nga organizata FETÖ/PDY.

Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi (YÖK) ka deklaruar se ka kërkuar dorëheqjen e 1.577 dekanëve në të gjithë Turqinë. Në një deklaratë me shkrim nga YÖK, thuhet se 1.577 dekanë në të gjithë Turqinë, përfshirë këtu universitete shtetërore dhe ato të varura nga fondacione të ndryshme.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se nga kjo shifër 1.176 janë dekanë të fakulteteve shtetërore, ndërsa 401 janë dekanë të fakuteteve të fondacioneve të ndryshme në të gjithë vendin. Tentativa e FETÖ-s për grusht shteti, 100 të shkarkuar në Shërbimin Informativ (MIT)

Pas tentativës së FETO-s për grusht shteti, Shërbimi Informativ i Turqisë (MIT) ka deklaruar se ka shkarkuar 100 persona të cilët ndodheshin pasivë si rrjedhojë e një procesi autidimi ndaj tyre.

Burime nga MIT thanë se 100 personat e shkarkuar plotësisht ishin pasivë dhe nuk kishin kontakt me informacionin për shkak se ndaj tyre kishte filluar një proces auditimi.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se nga kjo shifër 1.176 janë dekanë të fakulteteve shtetërore, ndërsa 401 janë dekanë të fakuteteve të fondacioneve të ndryshme në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button