Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI në komunën e Tetovës

Rrezikohet koalicioni VMRO-BDI, në këshillin e komunës së Tetovës, pas braktisjes së serishme të seancës nga ana e këshilltarëve të VMRO-së, të cilët kërkojnë llogari nga kryetarja e komunës, Teuta Arifi për deponinë, mos asfaltimin e rrugës Bllagoja Toska, mos ndërtimin e kishës dhe të murgut tek varrezat krishtere, njofton Alsat M.

“Edhe sot nuk erdhëm deri tek përgjigjet, pra si koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-së ju informoj se edhe këtë seancë do ta braktisim lëshojmë”, deklaroi Goran Jovanovski, VMRO-DPMNE – Tetovë.

Mundësinë për të mos marrë pjesë në seancat e mëtutjeshme nuk përjashtojnë as këshilltarët e PDSH-së, përveç pikave që janë në interes vital të Tetovës.

Ndryshe, kjo është seanca e katërt në vazhdimësi që bojkotohet nga këshilltarët e VMRO-së, të cilët akuzojnë BDI-së për mos përmbushjen e marrëveshjes për koalicionim në komunën e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button