Udhërrëfyesi i pamotivuar, paraqet rrezik më të madh se rruga e panjohur

Mëkatarët e pa penduar nuk mund të jenë përfaqësues parimesh. Madje edhe mëkatarët e penduar të cilët veprojnë vazhdimisht në të kundërtën e mëkatit të tyre, vazhdojnë të shihen me dyshim. Atëherë sa jemi parimorë nëse mëkatarin e bëjmë udhërrëfyes?

Të pretendosh si parimor, mundesh. Por të jesh dhe të pretendosh nuk është e njëjta. Pse duhet të dështojmë në gjysmë të rrugës, gjysmë nga e cila e shohim fitoren. Gjysmë e arritur nga të qenit parimor dhe nga bashkëpunimi me të ngjashmit. Ta afrosh të kundërtin, largon të ngjashmin dhe largimi i të ngjashmit është zmbrapsje nga gjysma qe mundëson ta shohësh fitoren. A do të thotë kjo se jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka veç sa për të dështuar. Cili është kuptimi atëherë? Parimorët mund të fyhen por jo të thyhen.

Mund ti gënjesh, por gënjeshtra do ti zhgënjej. Mund të jesh vrasës i shpresës edhe pse thirresh në parime? Parimorët e mbjellin, e nuk e varrosin shpresën, e guximin. Këmbëngulja për të qenë parimor është atribut, e jo ves. Grumbullimi i pa filtër drejt parimeve garanton dështim. Veprimtaria është treguesi më i saktë për njeriun, prandaj eksperimenti edhe për kundër treguesve të qartë, na benë përgjegjës (për mos vigjilencë).

Mashtrimi i vetes dhe fyerja ndaj të tjerëve, nuk qon askund, veçse në pështjellimin, vepër e injorantëve. Prandaj, kjo të barazon, nuk e benë dallimin e dëshiruar, e shumë të nevojshëm. Ku janë parimet për të cilat flasim dhe “luftojmë”?! Pse ti vendosim mbi NE dhe mbi “luftën” tonë të sprovuarit pa asnjë të përbashkët me NE. Njoh heronj, madje jo një. Prandaj, e kam të qartë si frymojnë të vërtetit. Kjo ma lehtëson ti identifikoj të pavlerit gojë mëdhenj, të cilët e mbushin hapësirën patriotizëm e parime.

Mbushje që zbrazet sapo përfundojnë. Mendoj se, nuk na duhet vetëvrasja. Mendoj se, nuk na duhen mashtrues. Mendoj se, nuk na duhet regres, e as ngelje. Kemi nevojë për hapa të mëdhenj, të shpejt dhe të sigurt drejtë vlerës, suksesit, njerëzores..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button