Debat publik për ligjin për reklamimin e institucioneve publike

 

Përfaqësues të organizatave të gazetarëve dhe të shoqërisë civile, asociacioneve mediale, institucioneve shtetërore, deputetëve, gazetarëve sot në debat publik në Kuvend dhanë qëndrime dhe argumente për Projekt – ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, i propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Me Projekt – ligjin rregullohen mënyra dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve të informimit publik nga ana e institucioneve publike në pronësi shtetërore të plotë apo dominuese, procedura për realizimin dhe mënyrën e sistemimit të buxhetit për fushata për realizimin e së cilave janë paraparë mbi 100.000 euro, si dhe mënyra e njoftimit e Agjencisë për media për fushatat e realizuara në vitin e kaluar.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani vlerësoi se ligji është kundërkushtetuese dhe se me të suspendohet liria e mediave.

“Qeveria me para publike bëhet financues kryesor i mediave private me qëllimin e vetëm, të vendos kontroll mbi punën e tyre”, tha Selmani duke shtuar se me këtë ligj “propagandë politike përveç Qeverisë do të mund të zbatojnë edhe institucionet e tjera publike dhe se do të legalizohej korrupsioni në media”.

Dejan Gjorgjievski, përfaqësues i Qendrës për zhvillim mkedial, megjithatë, vlerëson se ligji i propozuar vendoset program për subvencionimin e mediave.

Vërejtje për ndarjen e paraparë të financave për fushatat dërgoi edhe gazetari Lirim Dullovi nga ditorja Koha. Ai vlerësoj se 70 për qind nga financat duhet të jenë prë televizionet dhe radiot, 25 për qind për mediat e shtypura, ndërsa 5 për qind për internet portalet. Përvojat e tilla, potencoi, ka në Slloveni.

Sipas ministres resore, Marta Arsovska – Tomovska, sistemimi i paraparë i mjeteve publike me ligjin është transparent dhe jodiskriminues dhe do të sigurojë shkallë më të lartë të parashikueshmërisë së financave në media nga aspekti i kritereve ligjore.

Nevoja e përcaktimit të rregullave rigoroze për reklamim qeveritar, tha ministrja, të bazuara mbi kritere transparente, objektive dhe jodiskriminatore, është theksuar edhe në Prioritetet urgjente reformuese për Maqedoninë të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Sipas Arsovska Tomovskas, me ligjin e porpozuar transparenca në punën e institucioneve publike dhe obligimi për informim falas është vendosur si parim, ndërsa vetëm me përjashtim në raste të përcaktuara me ligj mund të zbatohen fushata të paguara informative dhe reklamuese. Fushatat, theksoi, duhet të jenë të arsyeshme, relevante, të prezentuara në mënyrë përkatëse dhe politikisht neutrale dhe nuk do të ketë kurrfarë mundësie për keqpërdorimin e mjeteve për fushatat.

Sipas kryetarit të Asociacionit të Maqedonisë për media Ivan Mirçevski, pesë televizionet kombëtare kanë vlerësuar se ligji është i mirë me vërejtje të caktuara të cilat kërkojnë t’u pranohen.

Debatin publik në Kuvend e organizoi Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji. Debatit i paraprinin brifingje të caktuara të përfaqësuesve të MSHIA me TV dhe radiot kombëtare, lokale dhe rajonale, internet portalet dhe me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave të gazetarëve në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button