Dokument dedikuar qeverisë së ardhme: gjërat që duhet ti bëni janë këto

Me propozime konkrete për krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni kanë dalë sot dhjetëra organizata joqeveritare. Dokumenti në të cilin janë shënuar zgjidhjet e çështjeve që tangojnë Maqedoninë si dhe reformat të cilat duhet ti zbatojë qeveria e ardhme e ekspertëve u prezantua sot në një konferencë në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i dokumentit është të jep nxitje, drejtim, aktivitete të detajuara që janë të domosdoshme për kthimin e standardeve dhe vlerave demokratike për arritjen e progresit në disa fusha nga politika publike si dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet kryesore shtetërore.” tha Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, Societas Civilis- Shkup duke shtuar se për të gjitha instrumentet e propozuara është përcaktuar periudhë kohore në të cilën ato duhet të zbatohen, duke u nisur nga ato urgjente: deri në 3 muaj, afatshkurtra: deri në 6 muaj dhe afatmesme: më shumë se 6 muaj.

Një nga OJQ-të që ka dhënë sugjerime për përpilimin e zgjidhjeve është edhe Asociacioni qytetarë “Most”. Darko Aleksov nga “Most” tha se për të pasur zgjedhje kredibile dhe të ndershme duhet të vazhdohet me reformën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pastrimin e Listës Zgjedhore dhe ndarjen e shtetit nga partitë politike, njofton Portalb.mk.

“Duhet të ndryshohet edhe mënyra me të cilën zgjidhen deputetët, me lista të mbyllura. Deputetët nuk përgjigjen para qytetarëve dhe as që e ndjejnë këtë përgjegjësi para tyre, por para udhëheqësve partiakë, prandaj në listat e deputetëve ka persona besnikë ndaj partisë e jo persona kompetentë. Votimi në diasporë është gjithashtu i kontestueshëm, pasi që nuk ka qasje të barabartë në vendvotim si dhe nga aspekti i kohëzgjatjes së qëndrimit në diasporë si kusht për votim. Ne duhet ta ndryshojmë sistemin sepse numrat e tillë fiktiv në Listën Zgjedhore janë si pasojë e sistemit të keq” tha mes tjerash Aleksov.

Foto nga konferenca, 19.07.2016
19.07.2016

Edhe pse mediat duhej të diskutoheshin të parat në Përzhinë, për to ende nuk ka zgjidhje, prandaj ende nuk ka ndryshuar qasja klienteliste e tyre ndaj funksionarëve, u shpreh Snezhana Trpevska nga Instituti për studime të komunikimeve, njofton Portalb.mk.

“Është e patjetërsueshme të kemi pavarësi të trupit rregullator nga partia në pushtet, duhet të ndërpritet lidhja klienteliste mes mediave kryesore komerciale ndaj funksionarëve partiak, të dënohet përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në transmetuesit publik si dhe të sigurohet puna e lirë dhe pa sulme ndaj gazetarëve, janë këto disa çështje për të cilat ne kemi ofruar program si të zgjidhen” tha mes tjerash Trpevska.

Maqedonisë i mungon transparenca dhe disiplina fiskale, vendi duhet të bëjë ndryshme serioze në strukturën e sistemit për financa publike, tha Branimir Jovanoviq, ekspert ekonomik.

“Aktivitetet që duhet ti realizojë Ministria e Financave në këto tre muaj janë: rebalanc të buxhetit të 2016-tës, publikim të planeve buxhetore mujore dhe raporteve për harxhimin e buxhetit, të vendos kontroll mbi huamarrjen e Qeverisë” tha mes tjerash Jovanoviq.

Ndërkaq, Bojan Mariçiq nga Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian tha se duhet urgjentisht të sigurohet një kornizë ligjore për të drejtën e tubimit paqësore sipas standardeve evropiane sepse, si që është situata tani, sipas tij, më shumë shkelen të drejtat e qytetare për të protestuar apo për të bë referendum se sa që u sigurohen të njëjtat, njofton Portalb.mk.

Fushat në të cilat dokumenti me titull “Propozim për reforma urgjente demokratike” i prezantuar sot, sugjeron reforma urgjente dhe afatmesme janë: financat publike dhe ekonomia, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor, mediat, administrata publike, kontrolli mbi policinë dhe agjencitë për siguri dhe kundërzbulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button